Ronaldo: Nuk ndalem derisa të arrij 1000 gola

29.12.2025 16:33

Edhe në moshën 42-vjeçare, Cristiano Ronaldo...

Edhe në moshën 40-vjeçare, Cristiano Ronaldo nuk ka ndër mend të ndalet. Sulmuesi portugez, pas dopietës së fundit me Al-Nassr, ka rikthyer sërish ambiciet e tij të jashtëzakonshme, duke shprehur qartë qëllimin e tij: të arrijë gol numër 1000 në karrierë.

Në një intervistë nga Dubai, ku u shpall edhe fitues i ‘Globe Soccer Aëards’ si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme, Ronaldo tha: “Është e vështirë të vazhdoj të luaj, por jam i motivuar. Pasioni im për futbollin është i madh dhe dua të vazhdoj. Nuk ka rëndësi ku luaj, në Lindjen e Mesme apo në Evropë, gjithmonë kam dashur të luaj futboll dhe dua të vazhdoj”.

Portugezi ka bërë të qartë se shumëllojshmëria e trofeve dhe golat janë motivimi i tij kryesor: “Ju e dini cili është objektivi im: dua të fitoj trofe dhe dua të arrij atë numrin që të gjithë e njohin”.

Aktualisht, Ronaldo ka shënuar 956 gola dhe ka realizuar 13 gola në 14 ndeshje me Al-Nassr këtë sezon, duke u afruar me ritme të shpejta drejt shifrës legjendare.

Ronaldo nënvizoi se gjithçka do të varet nga shëndeti i tij dhe mungesa e dëmtimeve, por optimizmi dhe ambicia e tij mbeten të paepura. Madje, edhe në këtë moshë, CR7 tregon se pasioni dhe motivimi për të shkruar histori nuk janë ulur aspak.