Leonard shënoi 55 pikë, LA Clippers e mundi Detroit Pistons
Basketbollistët e Los Angeles Clippers...

Basketbollistët e Los Angeles Clippers, e shënuan fitoren e katët rresht në NBA dhe atë e bënë me fitoren vendase me 112-99, ndaj skuadrës kryesuese të lindjes Detroit. Në këtë takim shkëlqeu Kaëhi Leonard, i cili për herë të parë në karrierë shënoi 55 pikë. Tek skuadra e Detroit me 27 pikë u dallua Cade Cunningham, Për skuadrën mysafire ishte kjo disfata e dytë me radhë.
Një ndeshje me presion të lartë u luajt në Toronto, ku pas minutave shtesë vendasit me 141-127 iu gëzuan fitores ndaj Golden State. Immanuel Quickley ishte koshashënuesi më i mirë i Torontos dhe ndeshjen e përfundoi me 27 pikë.
Në vend vendimtare ishte arritja e Scottie Barnes, që me 23 pikë, 25 kërcime e 1o asistime shënoi "triple-double".
Në ndeshjet e tjera - Oklahoma City Thunder me lojën e mirë në fraksonin e dytë me 129:104 e mundi Philadelphia. Portlandi me përmbysje të rezultatit nga pjesa e parë me 114:108 e mundi Boston-in.
Sacramento Kings u mundën në transfertë me 101:125 nga Los Angeles Lakers.
Rezultatet e NBA-së:
Oklahoma City - Philadelphia 129-104
Toronto - Golden State 141-127 (vazhdime)
Portland - Boston 114-108
Washington - Memphis 116-112
LA Clippers - Detroit 112-99
LA Lakers - Sacramento 125-101
