Botë
Basha uron Isa Mustafën
31.05.2015 19:02
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka uruar Isa Mustafën, kryetarin e porsazgjedhur të LDK-së.

Basha ka thënë se “rikonfirmimi i lidershipit tuaj është një akt besimi për përballimin me sukses të sfidave të drejtimit të LDK-së dhe një shtysë e fuqishme për përgjegjësitë e mëdha që ka LDK-ja dhe ju si kryetar i saj dhe Kryeministër i Kosovës për të sotmen dhe të nesërmen e qytetarëve të saj”.
Kryetari i PD-së ka shprehur bindjen se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet historike mes Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të forcohen edhe më tej./evropaelire
