Numërohen votat në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, forca e parë politike
Pas numërimit të 100 për qind...

Pas numërimit të 100 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forcë e parë politike me 49.34 për qind të votave apo 433.394 vota, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 20.98 për qind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.57 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5.66 për qind të votave, Lista Serbe 4.81 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate 1.70 për qind.
KQZ-ja ka bërë të ditur se numërimi i votave për kandidatët për deputetë po vazhdon në qendrat komunale, ndërsa rezultatet përfundimtare do të certifikohen pas përmbylljes së të gjitha fazave të procesit zgjedhor.
