E dhimbshme, pas zjarrit në Prizren vdes fëmija rreth 1 vjeç, tre të tjerë u shpëtuan

30.12.2025 11:52

Si pasojë e një zjarri që shpërtheu në Prizren...

Si pasojë e një zjarri që shpërtheu në Prizren, ka humbur jetën një fëmijë rreth 1-vjeçar. Rastin e ka konfirmuar për RTKLive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

"Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor. Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore", - tha ai.