Botë
Trampi paralajmëron Iranin: Hamasi të çarmatoset pas takimit me Netanjahun
30.12.2025 12:27
Tramp ka thënë se ShBA-ja mund ta mbështesë një tjetër sulm të madh kundër Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, ka thënë se ShBA-ja mund ta mbështesë një tjetër sulm të madh kundër Iranit, nëse ai e rifillon rindërtimin e programeve bërthamore, si dhe e paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk çarmatoset.
Trampi, i cili muajt e fundit ka përmendur mundësinë e një marrëveshjeje bërthamore me Teheranin, tha se bisedimet e tij me Netanjahun u përqendruan në përparimin e marrëveshjes së brishtë të paqes në Gazë, të cilët ai ndërmjetësoi, si dhe në adresimin e shqetësimeve izraelite lidhur me Iranin dhe Hezbollahun në Liban. Izraeli dhe Hamasi e akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të mëdha të marrëveshjes dhe nuk duken më afër pranimit të hapave shumë më të vështirë të parashikuar për fazën e ardhshme. Hamasi, i cili nuk pranon të çarmatoset, e ka riforcuar kontrollin e tij pasi trupat izraelite tani qëndrojnë vetëm në gjysmën e territorit të Gazës.
Izraeli ka lënë të kuptohet se, nëse Hamasi nuk çarmatoset në mënyrë paqësore, do t’i rifillojë veprimet ushtarake për ta detyruar ta bëjë këtë. Trampi e fajësoi grupit militant për mosçarmatosjen më të shpejtë, duke argumentuar se Izraeli kishte përmbushur pjesën e tij të marrëveshjes dhe duke paralajmëruar se Hamasi po nxit pasoja të rënda. “Do të ketë pasoja të tmerrshme.”, paralajmëroi Trampi kur u pyet se çfarë do të bëjë nëse Hamasi nuk i dorëzon armët. Plani i Trampit për t’i dhënë fund luftës në Gazë parashikon tërheqjen e Izraelit nga territori palestinez, çarmatosjen e Hamasit dhe përjashtimin e tij nga roli qeverisës në enklavë.
Faza e parë e armëpushimit përfshinte një tërheqje të pjesshme izraelite, rritje të ndihmave dhe shkëmbimin e pengjeve me të ndaluar dhe të burgosur palestinezë.
