Maqedoni
Ëngjëjt e biznesit turk i ndajnë përvojat me kolegët nga Maqedonia
31.05.2015 20:07
Kompanitë e Maqedonisë që kërkojnë investim sot në Shkup, ndërsa nesër në Tetovë do të mund të prezantojnë para delegacionit...

Kompanitë e Maqedonisë që kërkojnë investim sot në Shkup, ndërsa nesër në Tetovë do të mund të prezantojnë para delegacionit të Asociacionit Turk të Ëngjëjve të Biznsit (TBAA) që qëndron në Maqedoni në kuadër të iniciativës " Meeting the Investors and Enterpreneurs 2015", për përzgjedhjen e inovacioneve, kompanive inovative dhe sipërmarrësve.
Sipas axhendës, janë parashikuar panele të veçanta për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësit, si dhe për investitorët potencialë vendorë të ëngjëjve të biznesit.
"Jam këtu për ta prezantuar rëndësinë e inovacioneve. TBAA është e pranishme jo vetëm në Turqi por edhe në tërë Evropën Lindore, ndrsa pikërisht Maqedona ka një nga start ap tregje më të zhvillra në rajon. Për ne do të jetë shumë emocionuese që të shohim më të mirët e sipërmarrësve të Maqedonisë sot", tha Bajbars Altuntash, kryetari i TBAA dhe nënkryetar i Asociacionit Evropian të Ëngjëjve të Biznsit EBAN.
Ai theksoi se IKT teknologjia dhe TI sektori marrin 25 për qind nga investimet globale të ëngjëjve të biznesit, që siç tha, paraqesin mundësi të shkëlqyer edhe për sipërmarrësit nga këto fusha.
Ilija Vuçkov nga Emkice theskoi se iniciativa për ngjarjen e sotme filloi në janar në forumin biznes-inovativ në Shkup, ku siç theksoi ishin të pranishëm kryetarët e pesë rrjeteve më të mëdah të ëngjëve të biznesit nga Evropa.
"Iniciativa do të zgjatë deri në fund të vitit 2015 me ç’rast do të mbahen disa prezantime dhe përzgjedhje të inovacioneve, të kompanive inovative dhe sipërmarrësve dhe ata më të mirët do të shkojnë në Stamboll dhe në Bruksel. I inkurajojmë të gjithë që kanë ide të mira apo kompani që zhvillojnë prodhime inovative që të lidhen me institucionet dhe të kërkojnë që t'i përvetësojnë tregjet", tha Buçkov.
Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomik të Maqedonisë Danela Arsovska theksoi se në Maqedoni përveç Fondit për inovacione nuk ekziston tjetër investim që i përkrah start up bizneset.
Sipas drejtorit të Agjencisë për investime të huaja Kliment Shekerovski, të tilla takime janë veçanërisht të rëndësishëm sepse e thellojnë lidhjen midis shtetit dhe biznesit dhe kontribuojnë për zhvillimin e biznesit vendor përmes sjelljes së dijeve dhe transfertë të teknologjive nga kompanitë e huaja dhe prezantimin e informacioneve se si të futesh në tregje të reja.
TBAA vjen në Maqedoni në organizim të rrjetit të engjëjve të biznesit të Maqedonisë dhe qendrës Emkice si anëtare, si dhe në bashkëorganizimin e qendrës rajonale të Pollogut, komunës së Tetovës dhe Gazi Babës, Lidhjes së Odave Tregtare dhe Oda e Maqedonisë Veriperëndimore dhe rrjetit Kosme, me ndihmën e Ambasadës së Turqisë.
Shoqata turke e engjëjve të biznesit konsiderohen si një nga shoqatat më të fortë të engjëjve të biznesit në Evropë.
Përfaqësojnë 70 për qind nga 12 rrjete të regjistruara zyrtare të engjëjve të biznesit në Turqi, tetë prej të cilëve janë anëtarë.
TBAA në vit investon rreth 400 milionë dollarë në start ap, kompani të vogla dhe të mesme në Turqi dhe luan një rol kyç në zhvillimin e inovacionit dhe të punësimit të të rinjve në tërë vendin./mia
