Ndërprerje e plotë e trafikut në Strugë-Qafë Thanë për shkak të përmbysjes së një cisterne

30.12.2025 13:23

Në ndërprerje të plotë është trafiku...

Në ndërprerje të plotë është trafiku në aksin rrugor Strugë – vendkalimi kufitar Qafë Thanë për shkak të një cisterne të përmbysur në rrugë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas informacionit, të gjitha shërbimet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërmerren masa për vërtetimin e arsyeve për aksidentin dhe për normalizimin e trafikut.