Maqedoni

Gara për Gostivarin, Bejta akuza Taravarit e Limanit për keqmenaxhim

30.12.2025 14:24

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, ka vazhduar akuzat ndaj qeverisjes së kaluar....

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, ka vazhduar akuzat ndaj qeverisjes së kaluar. Sipas Bejtës, bëhet fjalë për keqpërdorim të tenderit për shtruarjen e rrugëve me pllaka bekatoni, që e ka filluar Arben Taravari, e që e ka vazhduar Valbon Limani. 
 
“Tenderi prej 500 mijë euro për shtruarjen e pllakave të bekatonit. Një metër katrorë për shtruarjen e pllakave të bekatonit kushton 15 euro, kurse ata e kanë bërë një metër katrorë 400 deri në 500 euro. Sipas informacioneve të mija, mendohet se kanë bërë punë 50 mijë euro.”, - deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.
 
Bejta tha se nga ky tender, udhëheqësia e kaluar e ka dëmtuar buxhetin e Gostivarit për 450 mijë euro. Bejta njëherësh theksoi se tenderi qëllimisht i është dhënë kompanisë jashtë Gostivarit, sepse kompanitë e Gostivarit nuk janë dakorduar për keqpërdorim.  
 
GYLTENE SINANI