Maqedoni
Gara për Qendër Zhupën, Ibraim synon përmirësimin e infrastrukturës
30.12.2025 14:27
Ibraim, nga Partia Demokratike Turke, premton angazhimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës rrugore...

Kandidati për kryetar të Komunës Qendër Zhupë, Arijan Ibraim, nga Partia Demokratike Turke, premton angazhimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, me qëllim të përmirësimit të kushteve për jetë të banorëve të kësaj komune, por edhe që kjo komunë të jetë më tërheqëse për investitorët.
“Programi ynë përballet kryesisht me problemet e infrastrukturës rrugore, me qëllim që të fitojmë komunë më të frekuentuar, më të hapur që në të ardhmen para investitorëve të paraqitemi si vend i tërheqës edhe për investime. Do të thotë do të punojmë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e kushteve për jetë në komunën tonë.”, - theksoi kandidati i PDT-së për kryetar të Qendër Zhupës, Arijan Ibraim.
Ibraim është kandidat i vetëm për kryetar të Komunës Qendër Zhupë, i cili synon që për herë të katërt të fitoj# besimin e qytetarëve që të vazhdojë ta drejtojë këtë komunë. Ai thotë se Komuna Qendër Zhupë problemin më të madh e ka migrimin.
GYLTENE SINANI
