Ivanov merr pjesë në Samitin 100 - Biznes liderë në EJL në Portorozh
Në Portorozh, Slloveni sot fillon Samiti 100 - Biznes liderë në Evropën Juglindore, ku krahas presidentëve nga rajoni, biznesmenëve dhe sipërmarrësve, merr pjesë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov...

Në samitin e sivjetshëm, i katërti me radhë, do të debatohet për rolin e kryeqyteteve në rajon, me qëllim për një zhvillim inkluziv dhe të përmbajtur në bashkëpunim me institucionet shtetërore, sektorin e biznesit dhe Bashkimin Evropian, lajmëron raportuesi i MIA-s.
Presidenti i Maqedonisë fjalim do të mbajë në panelin e liderëve me titull "Marrëveshje e re për epokën e re", ndërsa do të merr pjesë edhe në takimin e liderëve nga Procesi Bërdo Brioni me anëtarët e Bordit të drejtorëve të Samitit 100.
Në margjinat e forumit është paraparë që presidenti Ivanov të realizojë takime dypalëshe.
Krahas presidentit Ivanov, në samit të pranishëm do të jenë edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar - Kitariq, presidenti i Malit të Zi Filip Vujatoviq, kryesuesi me Presidencën e Bosnjë e Hercegovën Mlladen Ivaniq dhe ministri serb i Ekonomisë, Zheljko Sertiq.
Samiti i parë i tillë u organizua në vitin 2011 në Serbi, ndërsa dy vjet më vonë u mbajt në Malin e Zi. Vitin e kaluar samiti u mbajt në Kroaci. Patronazh i samitit të sivjetshëm është presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.
