Maqedoni
Gara për Gostivarin, Limani mohon akuzat e Bejtës për keqmenaxhim
30.12.2025 14:31
Limani ka hedhur poshtë akuzat e kundërkandidatit të tij Nevzat Bejta...

Kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani, ka hedhur poshtë akuzat e kundërkandidatit të tij, Nevzat Bejta, lidhur me pretendimet për keqpërdorim të buxhetit. Armë të vetme Bejta e ka shpifjen, thotë Limani, i cili pas 11 janarit paralajmëron padi për shpifje ndaj Bejtës.
“Gjithsesi se pas 11 janarit për të gjitha këto shpifje, të cilat ai i ka bërë në lidhje me punët apo kontratat të cilat i nxjerr në studiot televizive, do të ketë padi dhe për të njëjtat besoj do të përgjigjet. Gjithsesi kur të ngrihen paditë do të duhet t’i faktojmë ato me argumente të mjaftueshme dhe aty do të shihet se personi në fjalë sa ka shpifur dhe në çfarë mënyre është duke e bërë kampanjën në Gostivar.”, - deklaroi kandidati i AKI-së për kryetar të Gotivarit, Valbon Limani.
Limani thotë se sidomos për periudhën sa ai ka qenë ushtrues i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, të gjitha akuzat e kundërkandidatit të tij për keqpërdorim janë shpifje. Ai kategorikisht shpreh bindjen se në atë periudhë nuk ka pasur kurrfarë keqpërdorimesh të buxhetit komunal.
GYLTENE SINANI
