Standardi jetësor ‘përplas’ partitë, Manasievski: Filipçe me standarde të dyfishta
Ekonomia dhe standardi i ulët jetësor...

Ekonomia dhe standardi i ulët jetësor kanë ngritur tensionet ndërpartiake. VMRO-DPMNE ka akuzuar kryesocialdemokratin Venko Filipçe, se nuk është i sinqertë me qytetarët, përderisa flet për standardin jetësor.
Sipas tyre, Filipçe në opinion flet për paga të ulëta dhe vështirësi në mirëqenien e qytetarëve, ndërkohë që ka ikur në Dubai.
“Filipçe nuk ka vetëm një fytyrë, por më shumë. Njëherë shqetësohet për pensionistët, por nga ana tjetër dëshiron të heqë rritjen e pensioneve, njëherë tjetër shqetësohet për të rinjtë, por partia e tij nuk bëri asgjë për ata. Pastaj shqetësohet për pacientët, sikur të mos kishte qenë ministër i Shëndetësisë dhe sikur të mos kishte manipuluar tenderë dhe anekse për të fituar 20% më shumë. Ai shqetësohet për fermerët, por gjatë qeverisjes së tij, fermerët nuk morën subvencione dhe prodhimet përfundonin në deponi dhe para Qeverisë.”, - deklaroi Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Pushteti po fsheh tenderët kriminelë
Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE po bombardon opinionin e gjerë me shpifje për Dubain, të cilat nuk ekzistojnë.
“Ata po ndjekin kryetarin Filipçe, duke abuzuar me shërbimet, por nuk po publikojnë fotografi nga Dubai? Pse nuk ka asnjë fotografi? Sepse nuk ka. Pse nuk ka fotografi të një aeroplani, të çfarëdo qoftë? Përgjigja është e thjeshtë dhe e qartë – sepse ata po gënjejnë! Qytetarët janë tashmë të vetëdijshëm për këto manipulime transparente.”, thonë nga LSDM.
Sipas LSDM-së, akuzat e pushtetit janë vetëm ripërsëritje të vazhdueshme për të heshtur tenderët kriminelë që po zhvillohen midis VMRO-së dhe Lëvizjes “E di”. (Meral Ismaili, TVM2)
