Maqedoni

Ministria e Drejtësisë, Ligji për prokurorë publikë, së shpejti në Qeveri

30.12.2025 15:18

Vlerësimi pozitiv nga Komisioni i Venedikut i ka dhënë dritën jeshile Ligjit për Prokurorinë Publike për të hyrë në procedurë qeveritare....

Vlerësimi pozitiv nga Komisioni i Venedikut i ka dhënë dritën jeshile Ligjit për Prokurorinë Publike për të hyrë në procedurë qeveritare. Bëhet fjalë për një ligj pothuajse të ri, në të cilin veçohen procedura për zgjedhjen e Prokurorit Publik Republikan, procedura disiplinore dhe vlerësimi i punës së prokurorëve. Sipas procedurës për zgjedhjen e Prokurorit Publik Republikan, të gjithë kandidatët do të duhet të dorëzojnë biografi dhe program, të cilat do të publikohen publikisht në faqen e internetit të Ministrisë. Më pas, Këshilli i Prokurorëve Publikë jep mendim pozitiv për ata kandidatë që i konsideron të përshtatshëm për zgjedhje. 
 
“Një ndryshim tjetër thelbësor ka të bëjë me vlerësimin e të gjithë prokurorëve publikë. Ndryshe nga ligji i mëparshëm, ku parashihej vlerësim çdo katër vjet dhe shkarkim pas tre vlerësimeve negative radhazi, ligji i ri parashikon vlerësim të rregullt çdo tre vjet. Nëse prokurori merr vlerësim negativ, pas një viti bëhet vlerësim i jashtëzakonshëm dhe, nëse edhe ai rezulton negativ, kjo përbën bazë për shkarkim.”, thonë nga Ministria e Drejtësisë. 
 
Me ligjin e ri futet edhe gradimi i procedurave disiplinore nga shkeljet e lehta deri te ato më të rënda, ku vetëm shkeljet e shkallës më të rëndë do të jenë bazë për shkarkim. Procedurat e shkallës së parë do të zhvillohen para një komisioni, ndërsa ato të shkallës së dytë para Këshillit dhe do të publikohen publikisht. Gjithashtu, shkarkimi i kryetarit do të bëhet me votimin e të paktën gjashtë anëtarëve. Ministria përkatëse pret që në periudhën e ardhshme në rend dite të Qeverisë të futet edhe Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë. Sa i përket financave, futet një mekanizëm i ri për sigurimin e pagesës së 0.4 për qind të buxhetit. Në paketën reformuese të ligjeve, nga ministria paralajmërohen edhe Ligji për provën (probacionin), për ekzekutimin e sanksioneve dhe për shoqatat, për të cilat parashikohen ndryshime kyçe.
 
FLORIJE KAMBERI