Maqedoni

Gara për Vrapçishtin, Shabani vazhdon takimet me qytetarë

30.12.2025 16:11

Shabani vazhdon fushatën në takimet me qytetarët e Komunës së Vrapçishtit...

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, vazhdon fushatën në takimet me qytetarët e vendbanimeve të kësaj komune. Ai, mes tjerash, së fundmi ka qëndruar në Negotinë dhe vendbanimin e Vrapçishtit, ku, siç thotë ai, po ndjehet mbështetje të gjerë qytetare dhe energji pozitive.  
 
“Takim me banorët e Negotinës, ku mbështetja dhe besimi i tyre u shpreh fuqishëm. Ky besim dhe kjo përkrahje janë garancia e fitores sonë të përbashkët. Takim i jashtëzakonshëm edhe me qytetarët tanë në Vrapçisht. Mbështetja dhe besimi i madh që treguan janë forca jonë drejt Fitores së Madhe. Ky unitet është një sinjal i qartë se fitorja po vjen. Nga komunat rurale jemi komuna e parë, e cila ka filluar ta ndërtojë kanalizimin prej 51 kilometrash në tërë territorin e Komunës së Vrapçishtit. Ka edhe shumë projekte që do të bëhen, si ujësjellës dhe infrastrukturë tjetër. Aktualisht kemi pesë projekte, të cilat janë në fazën përfundimtare.”, thekson Shabani.  
 
Sipas tij, fushata do të vazhdojë edhe ditët në vijim me takime të drejtpërdrejta me qytetarët. 
 
GYLTENE SINANI