Muzikë rebele nga Sahara për përfundimin e Offest-it të sivjetshëm

01.06.2015 10:07

Muzikantët më të njohur të zhanrit bluz, nga Mali "Tinariven", me performancën e sotme në QKM e rrumbullaksojnë Offest-in e sivjetshëm...

"Tinariven" janë të njohur për meloditë dhe ritmet tradicionale të interpretuara me flaut të barinjve dhe në violinë me një tel e ashtuquajtur imzad. Tingulli i tyre, fillimisht është si i kitarës, në stilin e njohu si "asuf".

Për "Tinariven" edhe sot është i pamundur kthimi në vendin e lindjes, ndërsa këngët e tyre të reja e pasqyrojnë pikërisht dhimbjen e jetës në mërgim.

Para koncertit të tyre të rebelëve virtuoz muzikor, do të jepet edhe filmi dokumentar "Kënga e fundit para luftës"  (The Last Song Before the War).

Offest filloi të enjten me koncertet e post-rok përbërjes "Jambinai" nga Koreja Jugore dhe të Baseku Kujate, maestro i instrumentit tradicional "ngoni". Të premten ka performuar bluz-kitaristi legjendar Bubarak Traore nga Mali, para performimit të së cilit kishte projeksion të filmit dokumentar "Do të këndoj për ty" të regjisorit Zhak Sarasin, të shtunën publiku u kënaq në performancën e fado artistes portugeze Lulla Pena dhe të kantautores Hindi Zara nga Maroku.