Programi festiv i ditës së sotme në kryeqendrën tonë

31.12.2025 10:58

Festime për pritjen e Vitit të Ri...

Festime për pritjen e Vitit të Ri do të organizohen në Shkup dhe në qytete të tjera nëpër vend. 

Programi muzikor në kryeqytet gjatë mbrëmjes do të jetë me këngëtarë nga Maqedonia. 
 
Programi festiv “Përrallë dimërore e Vitit të Ri” në Shkup, sot do të zgjasë gjatë gjithë ditës, ndërsa do të kulmojë në mbrëmje në sheshin “Maqedonia”.
 
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski i ftoi qytetarët e Shkupit në sheshin “Maqedonia” për, siç thotë ai, një pritje të paharrueshme të Vitit të Ri 2026, një natë që përsëri do të bashkojë qytetin, duke theksuar se me këngëtarë vendas, të dashur nga publiku, kanë krijuar “një program që lidh të gjitha gjeneratat”.
 
"Programi fillon në orën 19:45 me vokalin e fuqishëm të Mile Kuzmanovskit, dhe vazhdon me Ognen Zdravkovskin. Më pas vijojnë Dina Jashari, legjendat Kuku Lele dhe e papërsëritshmja Tamara Todevska. Kulminacionin e sjellin të preferuarit e publikut të ri, Pajak, Lara dhe Dva Bona, ndërsa momenti magjik i pritjes së Vitit të Ri do të shënohet me performancën e Karolina Goçevës”, njoftoi Gjorgjievski në ftesën për festën e natës së Vitit të Ri në Shkup.