Bota po e përcjellë 2025-tën, vitin 2026 të parët do ta presin Kiribati, ndërsa të fundit Samoa Amerikane, Bejker dhe Haulend
31.12.2025 11:26
Miliona njerëz në botë në sheshet e qyteteve të tyre...

Miliona njerëz në botë në sheshet e qyteteve të tyre, në qendrat turistike, në kafene, restonare, bare ose atmosferë familjare në shtëpi do ta përcjellin vitin 2025 dhe do ta presin Vitin e Ri 2026.
Vitin e Ri të parët do ta presin banorët e shtetit ishullor të paqësorit, Kiribati (në orën 11 sipas kohës së Maqedonisë), ndërsa në 2026-tën të fundit do të hyjnë Samoa amerikane dhe ishujt Bejker dhe Haulend (më 1 janar në orën 13 sipas kohës së Maqedonisë).
Kjo do të thotë se Viti i Ri “udhëton” për 26 orë nga vendi i parë te vendi i fundit në Tokë.
