Viti i Ri kremtohet në sheshin “Maqedonia”

31.12.2025 12:01

Sheshi “Maqedonia” do të jetë vendi ku banorët e Shkupit...

Sheshi “Maqedonia” do të jetë vendi ku banorët e Shkupit do të mund të mblidhen sonte për festën e Vitit të Ri, ku do ta përshëndesin vitin e vjetër 2025 me këngët e interpretuesve vendas.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se festimi vjetor në shesh do të zhvillohet pa fishekzjarre  pas apeleve nga organizatat e shoqërisë civile për të mbrojtur qytetarët, veçanërisht fëmijët, nga zhurma dhe stresi i panevojshëm, si dhe nga ndotja e shkaktuar nga piroteknikat.

“Fishekzjarret nuk janë lojëra, përdorimi i tyre është i ndaluar me ligj, ndërsa festimi me fishekzjarre mund të jetë e rrezikshme për jetën dhe shëndetin, duke ekzistuar rreziku për pasoja të rënda mbi jetën e njerëzve. Aktivitetet e MPB-së në luftën kundër mjeteve piroteknike zhvillohen në kontinuitet me dinamikë të përforcuar, me qëllim të rritjes së vetëdijes tek të rinjtë, por edhe te prindërit  e tyre duke treguar se fishekzjarret nuk janë lojëra, por mjete të rrezikshme, të cilat mund të lënë pasoja mbi shëndetin e çdo njeriu.”, - deklaroi Goce Andreevski nga MPB.