Kurti: Bllokadat janë joekzistente

31.12.2025 12:27

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit është i qartë dhe se tashmë pengesat për formimin e Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë janë joekzistente.

“Ne së pari do të presim që të certifikohen rezultatet, duhet të konstituohet Kuvendi, të shohim përbërjen e legjislaturës së re dhe më pastaj të ecim tutje. Por, ashtu siç kam thënë, sot është dita e fundit e vitit 2025. Së shpejti do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë bashkë për rrugën përpara. Keni parasysh se njëherë është konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhja e presidentes “kemi pritur se do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit, por duket se po e tejkalojmë edhe rezultatin e 14 shkurtit 2021. Bllokimi në formimin e Kuvendit dhe pengesat për formim të Qeverisë së re, tashmë janë joekzistente.”, deklaroi Kurti.

Më 28 dhjetor në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku e para u rendit Lëvizja Vetëvendosje me 48.41%.