Shkup: Brenda katër ditëvë në 38 aksidente lëndohen 18 persona
Tetëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjithsej 38 aksidente komunikacioni në rajonin e Shkupit, të evidentuara nga policia e trafikut gjatë katër ditëve të fundit...

Të enjten, më 28 maj, është bërë ekspertizë në gjithsej gjashtë aksidente komunikacioni. Prej tyre, tre janë me pasoja dëme materiale dhe tre me pasoja lëndime të lehta trupore, ku me lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy shoferë të automjeteve dhe një këmbësor.
Të premten, më 29 maj, është kryer ekspertizë gjithashtu në gjithsej gjashtë aksidente komunikacioni. Prej tyre, dy janë me pasoja dëme materiale dhe katër janë me pasoja lëndime të lehta trupore, ku me lëndime të lehta trupore kanë pësuar një shofer i automjetit, dy bashkudhëtarë, dy këmbësor, një drejtues i mopedit dhe një motoçiklist.
Të shtunën, më 30 maj, është bërë ekspertizë në gjithsej 12 aksidente komunikacioni. Prej tyre, gjashtë janë me pasoja dëme materiale dhe katër janë me pasoja lëndime trupore, ku me lëndime të lehta trupore kanë pësuar një bashkudhëtar, dy biçiklistë dhe një drejtues i mopedit.
Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasoja lëndime të rënda trupore, ku ka pësuar një këmbësor dhe një drejtues i mopedit.
Dje është kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente komunikacioni. Prej tyre, gjashtë janë me pasoja dëme materiale dhe katër me pasoja lëndime të lehta trupore, ku me lëndime të lehta trupore ka pësuar një shofer i automjetit, dy bashkudhëtarë, një këmbësor dhe një drejtues i mopedit. Ka ndodhur edhe një aksident me lëndime të rënda trupore, ku me lëndime të rënda trupore ka pësuar një bashkudhëtar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar një shofer i automjetit dhe katër bashkudhëtarë.
Gjatë katër ditëve të kaluara, policia e trafikut ka sanksionuar 35 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 36 shofer të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur celularin derisa kanë drejtuar automjetin, 24 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar për qarkullim, 10 shofer kanë kaluar në semafor të kuq, respektivisht nuk i kanë respektuar dritat e komunikacionit në udhëkryqe, si dhe shoferë të mopedit dhe motoçiklit të cilët nuk kanë mbajtur helmetën mbrojtëse.
Me ndihmën e automjetit special "kaçubet" gjatë këtyre katër ditëve nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 87 automjete, të cilët kanë penguar qarkullimin normal të komunikacionit.
Për sot nuk ka paralajmërime për ngjarje të jashtëzakonshme dhe pritet që komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese.
