Maqedoni
Gara për Gostivarin, Bejta: Taravari e Limani paguan militantët partiakë
31.12.2025 13:52
Bejta ka akuzuar udhëheqësinë e Gostivarit për pagesën e militantëve partiakë me paratë e buxhetit komunal...

Kandidati për kryetar të Gostivarit nga Koalicioni VLEN, Nevzat Bejta, ka akuzuar udhëheqësinë e mëparshme të kësaj komune për pagesën e militantëve partiakë me paratë e buxhetit komunal. Sipas Bejtës, këtë e ka filluar Arben Taravari, ndërsa është vazhduar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gostivarit, Valbon Limani.
“Çdo vit u janë paguar mbi 550 mijë euro. D.m.th. me miliona euro kanë shkuar për militantët partiakë, ata të bëjnë propaganda për ASh-në, propaganda për Taravarin dhe vazhdojnë me propagandën për Valbon Limanin.”, - deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.
Bejta thekson se nëpërmjet agjencisë për punësime të përkohshme janë paguar militantët partiakë me paratë e qytetarëve të Gostivarit. Këtë keqpërdorim, sipas Bejtës, e dëshmon dokumenti i cili mban nënshkrimin e Valbon Limanit.
GYLTENE SINANI
