Maqedoni

Shabani: Pas zgjedhjeve do të përfundojë ujësjellësi e kanalizimi

31.12.2025 14:06

Shabani ka vazhduar aktivitete parazgjedhore në Dobërdoll...

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit nga AKI, Isen Shabani, ka vazhduar aktivitete parazgjedhore në Dobërdoll, ku ka vërejtur mbështetje të jashtëzakonshme dhe energji, nga e cila, sipas tij, u pa qartë fitorja që po vjen. Shabani thekson se pas zgjedhjeve do të përfundohen projektet e ujësjellësit dhe kanalizimit për realizimin e të cilëve, së fundmi është hasur në pengesa. 
 
“Pesë projektet që kanë qenë të hapura dhe kanë qenë të papërfunduara, pas 11 janarit do t’i kem në tavolinë dhe do t’i shpalosim pse janë bërë të gjitha pengesat dhe 6 projekte të tjera të cilat janë të kontraktuara, ujësjellësi në fazën e dytë në Vrapçisht dhe rezervuarin për 500 metër kub ujë. Pjesën tjetër e kemi në infrastrukturë, ku bëjnë pjesë rrugët në fshatin Vrapçisht, Toplicë, Negotinë, Senakos dhe Dobërdoll dhe kanalizimi.”, deklaroi Shabani, i cili thotë se në zgjedhjet e përsëritura vazhdon aktivitetet me qytetarët dhe beson në përsëritjen e fitores që do t’i mundësonte mandatin e tretë në krye të Komunës së Vrapçishtit.
 
GYLTENE SINANI