Maqedoni
Demiri: Përkrahje e komunës për të gjitha vendbanimet
31.12.2025 14:18
Demiri vazhdon takimet me qytetarët, duke shpalosur platformën e tij....

Kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon takimet me qytetarët, duke shpalosur platformën e tij. Ai para banorëve të Gjurgjevishtit u zotuar se ky fshat do të jetë pjesë e pandashme e agjendës së tij, nëse merr mandatin për kryetar të Komunës së Vrapçishtit.
“Kjo periudhë ka qenë e zymtë për banorët e fshatit Gjurgjevisht. Harresa dhe lënia pas dore e Gjurgjevishtit do të mbeten në të kaluarën. Gjurgjevishti meriton shumë më tepër sesa ajo që është bërë deri tani, pasi investimet kanë munguar pothuajse tërësisht. Këtë fshat do ta ringjallim dhe do ta rivitalizojmë, ashtu siç e meriton kjo pjesë e malësisë sonë. Gjurgjevishti do të ketë zhvillim, përkushtim institucional dhe projekte konkrete për përmirësimin e jetës së banorëve.”, deklaroi Demiri.
Ai premton se nëse më 11 janar merr besimin e qytetarëve, ky fshat dhe vendbanimet tjera të Komunës së Vrapçishtit do të kenë përkrahje të vazhdueshme të komunës.
GYLTENE SINANI
