Maqedoni

Strugë, Këshilli Komunal ka zgjedhur kryetarin e ri

31.12.2025 15:29

Nga gjithsej 23 këshilltarë, 14 votuan pro, duke mundësuar zgjedhjen e Mite Stefoskit...

Nga gjithsej 23 këshilltarë, 14 votuan pro, duke mundësuar zgjedhjen e Mite Stefoskit, kandidat i VMRO-DPMNE-së. Votimi u zhvillua në kuadër të seancës së jashtëzakonshme të Këshillit. Me këtë shumicë votash, Stefoski merr drejtimin e Këshillit Komunal, duke pasur tani një rol kyç në koordinimin e punës së këshilltarëve dhe në miratimin e vendimeve me rëndësi për komunën.
 
“Edhe pse mund të mos pajtohemi gjithmonë me mendimet e njëri-tjetrit, do të udhëheq me parimin e respektit dhe të debatit demokratik. Puna e këtij Këshilli do të zhvillohet në përputhje të plotë me ligjin dhe procedurat normale. Pres që me punë konstruktive të propozojmë iniciativa dhe, së bashku, të kontribuojmë për prosperitetin dhe të mirën e Strugës.”, - deklaroi kryetari i Këshillit, Mite Stefoski.  
 
Nga VMRO-DPMNE u vlerësua zgjedhja si hap drejt forcimit të funksionimit institucional të Këshillit, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet që fokusi të jetë në çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve të Strugës.
 
FITORE ISTREFI