Deri më tani janë paraqitur 37.222 qytetarë në "Alo mjek"

01.06.2015 10:22

Në linjën telefonike për këshillë mjekësore "Alo mjek" nga shtatori e deri më tani këshillë kanë kërkuar 37.222 qytetarë. Nga 25 deri e deri dje, janë paraqitur 935 persona...

Linja është qasëse çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtëpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptomeve të çrregullimit të shëndetit.

Për këshillë mjekësore në dispozicion janë 22 mjekë, ndërsa paraqitjet janë nga qytetarë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë.

Të gjithë personave të cilët janë paraqitur në linjën telefonike "Alo mjek" u është dhënë ndihmë adekuate mjekësore përmes këshillës shëndetësore dhe terapi adekuate simptomatike.

Paraqitjet më së shpeshti janë me spektër më të gjërë të  simptomatologjisë më të ndryshme, dhimbje simptomatike, simptome kardiovaskulare dhe respiratore nga kushtet e ndryshueshme të motit.