Maqedoni
Guteres u drejtohet liderëve botërorë: Investoni kundër varfërisë, jo tek armët
31.12.2025 16:36
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteres...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteres, u drejtohet liderëve botërorë para Vitit të Ri të investojnë kundër varfërisë dhe jo tek armët.
"Ndërsa kthejmë faqen e një viti të trazuar, një fakt flet më shumë se fjalët: Shpenzimet ushtarake globale janë rritur në 2.7 trilionë dollarë, duke u rritur me pothuajse 10 për qind. Kjo është trembëdhjetë herë më shumë se e gjithë ndihma për zhvillim, ekuivalente me të gjithë produktin e brendshëm bruto të Afrikës.", tha Guterres në fjalimin para Vitit të Ri, duke theksuar, se e gjitha kjo ndodh, ndërsa konfliktet vazhdojnë të rriten në nivele që nuk i kemi parë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
