Festimet e vitit të ri 2026, shpresa dhe tragjedi në mbarë Botën
Nga Lindja në Perëndim, miliona njerëz...

Nga Lindja në Perëndim, miliona njerëz i thanë lamtumirë vitit të vjetër kalendarik, dhe pritën 2026 me shpresë dhe optimizëm. Urimet e para mbërritën nga Paqësori. Zelanda e Re dhe Australia e nisën verën e re me shfaqje mbresëlënëse dritash, si dhe duke i bërë homazh viktimave të sulmit terrorist në plazhin Bondi në Sydney.
Këmbanat tradicionale në Tokio, Pekin dhe Seul njoftuan fillimin e vitit të ri, ndërsa metropolet evropiane - Parisi, Londra, Berlini, Roma u mbushën me mijëra qytetarë dhe turistë.
Harku triumfal i Champs-Élysées shkëlqeu në gjithë lavdinë e tij. Qyteti i Dritës e justifikoi emrin e tij.
"Do të doja të shihja njerëz të lumtur përreth meje, që të mos ketë luftë askund. E tëra që dëshiroj është lumturi për të gjithë botën" – tha Taisiya Girda • turiste nga Stambolli.
Në hijen e shkëlqimit, Presidenti Macron pranoi pakënaqësinë publike në një vend të goditur nga kriza politike dhe ekonomike, duke premtuar një marrëveshje të shpejtë buxhetore, duke e quajtur vitin 2026 një "vit të mirë".
“E di gjithë padurimin, dhe ndonjëherë edhe zemërimin, që vazhdon të ekzistojë në vend. Në javët e para të vitit të ri, qeveria dhe Parlamenti do të duhet të arrijnë marrëveshje për t'i siguruar kombit një buxhet. Kjo është thelbësore. Ky vit duhet dhe do të jetë një vit i mirë.” – deklaroi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Me zilet e Big Ben-it që bien, Londra shënoi simbolikisht verën e re ndërsa fishekzjarrët ndriçuan ujërat e Tamizit.
“Kemi punuar për këtë për muaj të tërë. Mbi 12,000 fishekzjarrë, drita të shkëlqyera, animacion, shpresojmë që viti 2026 të jetë një vit i shkëlqyer.” – u shpreh Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan.
Me uljen tradicionale të topit të ndritshëm në “Times Square” në New York, që këtë vit simbolizon përvjetorin e dy shekujve e gjysmë amerikan, para syve të miliona shikuesve në të gjithë botën, edhe Shtetet e Bashkuara shënuan Vitin e Ri 2026.
Megjithatë, incidente u regjistruan edhe në natën e Vitit të Ri këtë vit. Disa persona u vranë dhe të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një bar në resortin zviceran të skive Crans-Montana, tha policia. Nën hijen e luftës në Ukrainë, festimet në Moskë u anuluan gjithashtu edhe këtë vit. (Fitim Kryeziu, TVM2)
