Lindjet e para në 2026, në minutat e para lindin 3 vajza në kryeqytet
Në minutat e para të Vitit të Ri 2026...

Në minutat e para të Vitit të Ri 2026, në dy klinikat e gjinekologjisë në Shkup u regjistruan tre lindje të suksesshme,një vajzë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup dhe dy vajza në Klinikën "Nënë Tereza" në Çair.
Lindjet e para të vitit u cilësuan si simbolikë pozitive për fillimin e 2026-s.
Me këtë rast përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe autoriteteve vizituan maternitetet duke uruar nënat dhe stafin mjeksor si dhe duke shprehur mbështetje për familjet të cilat u zgjeruan në orët e para të vitit.
Nënave dhe foshnjave që lindën natën e ndërrimit të motmoteve u ndanë dhurata simbolike.
Autoritetet vlerësuan angazhimin e mjekëve, mamive dhe infermierëve, duke theksuar se çdo lindje përfaqëson jo vetëm një moment familjar, por edhe një shpresë për të ardhmen dhe zhvillimin demografik të vendit.
Krahasurar me vitin e kaluar në Klinikën univerzitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë është shënuar rritje e lindjeve për 170 të posalindur.
“Më paraqet kënaqësi që në mesnatë kur shumë njerëz i gëzoheshin ndërrimit të motmoteve, në klinikën tonë erdhi në jetë Evgenija e vogël e gjinisë femërorë që është simbol i pjellorisë dhe që është fëmija i tretë në një familje.Kjo paraqet një stimul që shumë familje në shtetin tone, sepse shtëpia e mbushur me shumë fëmijë është më e ndritur, më e ngrohtë dhe më e lumtur.” – tha Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji, Irena Aleksioska Papestiev.

“Viti 2026 na filloi mirë përshkak se kemi tre lindje , 3 vajza. Në traditën tonë vajzat janë një mirëqenie për shoqërinë kështu që uroj viti 2026 të jetë vit i mirëqenies. Ne si Ministri e shëndetësisë do të investojmë në infrastrukturë me qëllim që të ritë të kenë një shëndetësi e cila do të përgjigjet në kohë, një shëndetësi që do të ketë infrastrukturë kompatibile me nevojat e qytetarëve.” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

“Për të gjithë të posalindurit si qytet i Shkupit siguruam pako që nuk është aplikuar më herët. Si qytet i Shkupit do të përpiqemi që këtë mbështetje tradicionale që ka qenë në të kaluarën ta rrisim në periudhën e ardhëshme. Ne duhet të investojmë dhe të ndihmojmë në stimulimin e familjeve që të kenë sa më shumë fëmijë. Kjo është në pajtueshmëri me politikat e Qeverisë, por edhe si shtet kjo na është e nevojshme, dhe si qytet i Shkupit gjithmonë do të jemi mbështetje e këtyre familjeve.” – u shpreh Kryetari i qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgievski.
Dy foshnjat e para të lindura në vitin 2026, në klinikën “Nënë Tereza”, i vizitoi kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Ai ju dëshiroi shëndet, dashuri dhe fat në jetë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)

