Presidentja viziton Armatën, Siljanovska porosit vazhdimin e reformave

01.01.2026 15:42

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova...

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, me mesazhe drejtuar politikëbërjes në vend. Ajo gjatë vizitës së parë për këtë fillim të vitit në Armatën për të ndjekur një aktivitet ushtarak, tha se reformat e nisura në gjyqësor të vazhdohen.

Sipas presidentes, miratimi i Ligjit për këshill gjyqësor është hapi i parë, Kodi Penal është shumë i rëndësishëm, pasi sipas saj, ata do të ndihmojnë qasjen sistematike të ndryshimeve institucionale.

Sipas presidentes, me rëndësi është bashkëpunimi me opozitën duke nisur nga Parlamenti.

“Më së shumti nevojitet rekrutim i njerëzve të cilët besojnë në ligjet e shkruara, pasi ky është standard dhe praktikë evropiane dhe është e lidhur me sundimin e së drejtës. Pasi që pa sundimin e së drejtës nuk mund të kemi as ekonomi, as armatë të suksesshme, asgjë.”, - deklaroi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova.

Ngërçi me Avokatin e Popullit, Mickoski: Do të bisedojmë me deputetët

Diskutabile mbetet edhe përzgjedhja e Avokatit të Popullit. Kryeministri Hristijan Mickoski premton zgjidhje duke biseduar me deputetë për të siguruar badinterin në Parlament.

“Periudhën që vjen do të bisedojmë me më shumë grupe parlamentare dhe deputetë, që të tejkalohet ky problem. Vlerësojmë se duhet të tejkalohet, pasi që është pjesë e raportit të cilin e përgatit Komisioni Evropian për përparimin e Maqedonisë. Nëse të gjithë duam të ecim para, nëse e kemi të njëjtën dëshirë të shohim vendin si pjesë të Unionit Evropian, atëherë nuk shoh arsye përse një zgjidhje e tillë të mos mbështetet.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Mickoski thotë se gjatë javës do të ketë takime me dikasterët e angazhuar për përparimin e agjendës reformuese dhe nga prilli të kapet kryesimi në Ballkanin Perëndimor. Sipas kryeministrit, gjatë vitit do të punohet edhe në përparimin e ekonomisë, rritjen e pensioneve në prill dhe luftimin e varfërisë. (Meral Ismaili, TVM2)