Festime në Tiranë, Viti i Ri “trokiti” me spektakël fishekzjarrësh

01.01.2026 16:08

Nën ritmet e muzikës, mes dritave shumëngjyrëshe...

Nën ritmet e muzikës, mes dritave shumëngjyrëshe dhe një spektakli fishekzjarrësh, e priti Tirana Vitin e Ri 2026. Mijëra qytetarë u mblodhën në zemër të kryeqytetit për të pritur ndërrimin e viteve, duke e kthyer sheshin “Skënderbeu” në epiqendrën e festimeve.

Qielli i Tiranës u ndriçua jo vetëm nga fishekzjarrët, por edhe nga një spektakël i veçantë me dronë, që krijoi figura dhe ngjyra mbi kryeqytet.

Nata festive bashkoi çdo grupmoshë, familje, të rinj e të moshuar, të cilët ndanë momente gëzimi me njerëzit e tyre të dashur.

Viti u Ri 2026 u prit me spektakël fishekzjarrësh në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Më herët kryeministri Edi Rama në një mesazh urimi përmendi progresin e Shqipërisë nën drejtimin e tij, ndërsa urime përcollën edhe liderë të tjerë si presidenti Bajram Begaj dhe ministrja Elisa Spiropali.

Për shkak të përdorimit të fishekzjarrëve dhjetëra persona u lënduan, ndërsa në orët e para të mëngjesit, 4 të rinj humbën jetën në një aksident, për shkak të shpejtësisë së lartë. (Luljeta Ndoka, TVM2)