KM Liria nuk ndalet, Sejfullahu i artë në 'Dinko Petrov' të Bullgarise

30.05.2015 22:31

Klubi i mundjes Liria, dominimin ne mundjen vendase e ka zgjeruar edhe ne arenen nderkombetare, duke arritur nje rezultat te shkelqyeshem permes shpreses me te madhe te klubit, Elmedin Sejfullahu...

Mundesi i ri i Lirise, arriti te shpallet kampion ne turneun prestigjioz per kadetë 'Dinko Petrov', qe gjate dites se sotme u organizua nga Federata e mundjes se Bullgarise, ne qytetin Stara Zagora.

Ne konkurencen e gjithsej 20 mundesave, ne kategorine deri ne 54 kg, Elmedini ishte i perkryer, duke fituar ne finale edhe mundesin vendas, qe eshte nder kadetet me te talentuar ne Evrope.

Mundesit e trajnerit Sedat Baftiu nuk u ndalen ketu dhe ne kategorine e njejte, fituan edhe nje medalje tjeter, te bronzte, permes shpreses tjeter te madhe te klubit, Minir Rexhepi. Nga ana tjeter, Halit Osmani ne kategorine deri ne 46 kg dhe Shaip Brava ne ate deri ne 50 kg, fituan vendet e pesta, ndersa Rijad Rexhepi ne kategorine deri ne 58 kg, nuk pati fat dhe u eliminua me heret.

Duhet cekur qe ky turnir, eshte nder me te fuqishmit ne Evrope ne konkurencen e kadeteve dhe organizohet tani e 10 vite. Ne edicionin e sivjem, morren pjese diku rreth 200 mundes nga Bullgaria, Maqedonia, Turqia, Rumania, Sllovakia dhe Greqia.

Trajneri i Lirise dhe njeheresh seleksionuesi i kadeteve te Maqedonise, Sedat Baftiu, pas perfundimit te garave u shpreh i kenaqur nga paraqitja e te gjithe mundesave dhe veqanerisht te Sejfullahut, i cili po jep sinjale shume pozitive para pjesemarjeve ne Kampionatin Evropian dhe Boteror per kadetë, qe e presin gjate muajit gusht.