Katër kërcimoret, Prevc fantastik fitoi edhe garën e dytë
Garmisch-Partenkirchen ishte mikpritës i garuesve në kërcim që në ditën e parë të vitit të ri bënë gara në kuadër të turneut të kërcimit me ski “Katër kërcimoret”. Slloveni Prevc, dominoi edhe në garën e dytë ashtu si në kualifikimet e së mërkurës....

Domen Prevc vazhdon me paraqitjet e tija të shkëlqyeshme. Ai fitoi edhe garën e dytë të turneut të Vitit të Ri të zhvilluar në ditën e parë të vitit të ri në Garmisch Partenkirchen dhe kështu e rriti epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme.
Prevc kështu kakompletuar fitoret në tokën gjermane, pasi tre ditë më parë triumfoi në Oberstdorf.
Me këtë ia ka vënë një dorë në trofeun “Shqiponja e artë”.
Sot pasdite Prevc, në serinë e parë kërceu 143, ndërsa në të dytën 141 metra, me cka pas katër kërcimeve në dy dytë gar aka 19 metra epërsi para Jan Herl. Austriaku po ashtu ishte i shkëlqyeshëm por nuk ia doli ti kundërvihet “sllovenit fluturues”. Tani turneu “Katër kërcimoret”, transferohet në Insbruk, të Austrisë. (Safet Ademi, TVM2)
