Sporti në vitin 2025, Shkëndija shkroi historinë
Viti 2025 do mbahet mend si një vit në të cilin futbolli kishte fjalën kryesore. Vit në të cilin Shkëndija e Tetovës, shënoi rezultatin historik, siguroi “play-offin” në Ligën e Konferencës. “Kuqezinjtë” edhe në pranverë do luajnë në evropë...

Befasia më e madhe në futbollin vendor, ishte Shkëndija e Tetovës, e cila në dhuroi një vit të gjaë në arenën evropiane e që do vazhdojnë edhe në pranverën e vitit 2026-të. Shum njerëz pas përfundimit të kampionatit vendor në mes të qershor, nuk do kishte besuar se “kuq e zinjtë” do shkonin kaq larg në arenën evropiane. Shkënndija në garat e UEFA-së, shëoi histori dhe u bë skuadra e parë vendore që ka luajtur gjithsej 14 ndeshje evropiane dhe e para që ka shkuar kaq larg në “play offin”, e njërës nga tre kupat e UEFA-së.
Rrugëtimi evropian për skuadrën e Shkëndijës, nisi në eliminatoret për Ligën e Kampionëve evropian me uellsianit e TNS-së. Në ndeshjen e kthimit në një dramë të vërtetë dhe pas minutave shtesë skuadra tetovare ia doli të kalojë këtë raund eliminator.
Rumunët e FCS-së, apo dikur Steau, ishte një test i pjekurisë evropiane për Shkëndijën. Mjaftoi një gol në teren vendas që në Bukuresht të udhëtohej me një qetësi më të madhe. Sfidohej ish kampioni evropian i para 40 viteve.
“Kuqezinjtë” nuk u hamendën aspak dhe në lojë u futën me një guxim të madh për të bërë rezultat pozitiv dhe ia dolën duke triumfuar 1:2.
Arrë e fortë për Shkëndijën në raundin e tretë eliminator ishte Karabaku azerbajxhanas që në të dyja ndeshjet ia doli të jetë më I mirë dhe Shkëndija u desh të pajtohej me fatin dhe të luajë eliminatore për Liga Evropën. Këtu përballë kishin skuadrë fqinje të Ludogorecit. Shkëndija në të parën triumfoi 2:1, por në ndeshjen e kthimit bullgarët ishin shum më të mirë dhe ia dolën pas minutave shtesë të shkojnë tutje.
Vjeshta evropianë nuk përfundoi këtu për skuadrën Tetovare, e cila u transferua në Ligën e Konferencës. Shkëndija këtukishte siguruar gara në fazën e grupeve. Kishte siguruar gjashtë loja, ndërsa debutoi në përballjen me Rayo Valecano në Madrid. Spanjollët arsyetuan epitetin e favoritit. Në ndeshjen e parë debutuese në Shkup, pasoi fitorja e parë historikë në fazën e garave në grupe kundër irlandezëve të Shelburn. Po thuajse një dramë me regji identike kishte edhe në përballjen e dytë me Jaglejonia, në të cilën polakët në sekondat e fundit iu shmangën humbjes. Në Prishtinë, u përballën Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës. Ndeshje kjo e cila u fitua nga gjilanasit dhe tetovarët mbetën e shpresë se do i bashkohen Dritës në “playoff” dhe ia dolën. E në ndeshjen e pestë Sllovan Bratisllava, dorëzoi armët në Shkup dhe Shkëndija iu gëzua fitores. Ndeshja e 6-të, ajo në transfertë e luajtur në Larnaka, nuk ishte e mirë dhe këta pësuan disfatë 1:0.
Shkëndija me 7 pikë, siskuadra e 22-të, ia doli të shkojë në “play off” të Ligës së Konferencës, për të shpresuar në një pranverë të mirë evropiane. Këta në qetësi do të presin 16 janarin, kur do hedhet shorti për ndeshjet e “play offit” dhe të shpresojnë se me 19 janar kush do të jetë kundërshtar Samsunspor apo Leh Poznanj, do fitohen dhe vazhdojë shkrimi i një historie. (Safet Ademi, TVM2)
