“EURO 2026”, hendbollistët të parët në aksion pas vitit të ri
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj e para kthehet në aksion pas pritjes së vitit të ri 2026”. Prej sot (2 janar) deri më 6 po të këtij muaji, trajneri Llazarov me të përzgjedhurit e tij do të punojë Shkup.
Ajo tani ka ndezur motorët e deri në nisjen e “Euro2026” , hendbollistët më të mirë të vendit kanë mjaft kohë për të përgatitur dhe luajtur ndeshje kontrolluese.
E këto ndeshje duhet tju ndihmojnë në vendosjen e lojës por edhe të ngritjes të nivelit të së njëjtës për dallim nga ajo që u pa në Poreç, në kontrolluesen me Kroacinë. Përfaqësuesja e Maqedonisë, me 7 janar do të transferohen në Vintertur të Zvicrës, ku do të luajnë tri ndeshje me vendin organizator të turneun: Zvicrën, Ukrainën dhe Bahreinin. Këto tri ndeshje do shfrytëzohen si parapërgatitje për atë që i pretë në “Euro 2026”.
Nga Zvicra, do transferohen në Herning të Danimarkës, qytet ky në të cilin Maqedonia, do ti luajë ndeshjet e saja të fazës së garave në grupe.
Një ditë pasi që zyrtarisht do të nis evropiani, me 16 janar do të përballet me vendin bashkorganizator Danimarkën. Ndeshjet e “Euro 2026” të hendbollit do të mund ti ndiqni në transmetime direkt në servisin publik TVM. (Safet Ademi, TVM2)
