Dhjetë të vrarë në dy sulme me bomba në Pakistan
Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe disa dhjetëra të tjerë janë plagosur sot në dy sulme me bomba në veriperëndim të Pakistanit...

Shtatë persona e humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën nga shpërthimi i një bombe dorë në rajonin Tanik në krahinën Hiber Pahtunhva, gjatë kremtimit të fitores së një kandidati të pavarur në zgjedhjet lokale.
Sipas policisë, incidenti ndodhi kur njerëz deri tani të panjohur kanë hedhur bombë dore ndaj personave të pranishëm në festë.
Siç lajmëron Ksinhua, tre personat tjerë janë vrarë në rajonin Vaziristani Jugor, kur një bombë e vendosur në skaj të rrugës shpërtheu në momentin kur kalonte automjeti me të cilin kanë udhëtuar viktimat.
Në automjet ishte edhe një zyrtar lokal me dy djemtë e tij.
Sulmi ka ndodhur në vendin Bana pranë kufirit Pakistan-Afganistan.
Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këto dy sulme.
