Kërcim me ski, Nika Prevc për herë të tretë fiton “Dy netët”
02.01.2026 10:42
Sllovenja Nika Prevc...

Sllovenja Nika Prevc, ka dalë fituese e turneut të sivjem të vitit të ri në kërcim me ski të njohur si “Dy netët”. Deri tek fitorja në këtë turne Nika Prevc, erdhi me renditjen në pozitën e katërt në Oberstdorf, me kërcimet 105 dhe 128,5 metra.
Fitoren e parë në karrierë në Oberstdorf e shënoi kërcyesja kanadaze me ski Ebigejl Strejt me kërcimet 136 dhe 116 metra.
Ky ishte edicioni i tretë I turneut “Dy netët” dhe që të tre i ka fituar 20 vjecarja Nika Prevc, e motra e Domen Prevc, që ka fituar dy garat e sivjeme të turneut “Katër Kërcimoret”.
Nika Prevc në renditjen e përgjithshme triumfoi me 527,7 pikë. Nga sezoni i ardhshëm po ashtu edhe kërcyeset me ski, do të bëjnë gara në turne me katër kërcimore.
