Shkup, vdiq fëmija 2-vjeçar që u godit nga plumbi qorr
02.01.2026 10:45
Mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike në Shkup...

Mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike në Shkup ka ndërruar jetë fëmija dyvjeçar, i cili u plagos gjatë natës së Vitit të Ri, pasi, sipas informacioneve fillestare, ishte goditur nga një plumb qorr teksa po vëzhgonte fishekzjarrët.
“Në lidhje me fëmijën dyvjeçar që ka ndërruar jetë, Prokuroria Themelore Publike - Shkup ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit.”, thonë nga Prokuroria.
Nata e ndërrimit të viteve ishte e kobshme për fëmijën dyvjeçar, i cili është goditur nga plumbi i armës së zjarrit.
