NBA - Detroit humbet, por mbron kreun në Lindje

02.01.2026 10:57

Basketbollistët e Majemi, natën mes të enjtës dhe të premtes...

Basketbollistët e Majemi, natën mes të enjtës dhe të premtes me 118:112 e mundën Detroit Pistons dhe kështu iu gëzuan fitoes së katërt resht.

Me lojën e tj tek Miami me 36 pikë u dallua Norman Pauel, ndërsa tek Detroiti më i spikatur me 31 pikë ishte Kejd Kaningem.

Miami tani është në përpjestimin 19 fitore  e 15 humbje, ndërsa Detroit me përpjestimin 25 fitore e 9 humbje edhe me tej kryeson renditjen e  Konferencës së Lindjes.

Skuadra e  Hjustonit në transfertë me 120:96 e mundën Bruklinin. Mysafirët deri tek kjo fitore në parket u drejtuan nga Amen Tompson me 23 pikë dhe Kevin Durent,që shënoi 1 pikë pak por kishte 11 asistime.

Në anën tjetër me 21 pikë, më i spikatur ishte Kem Tomas. Për skuadrën e Hjustonit ishte kjo fitorja e parë pas shtatë viteve e shënuar në Bruklin.

Në ndeshjet e tjera -L.A Klipers, parket vendas me 118:101 e mundën Jutën. Në transfertë fitores iu gëzuan basketbollistët e Filadelfisë të cilët me 123:108 e mundën Dallasin. Po ashtu edhe Bostoni, si mysafir me 120:106 e mundi Sakramenton, për të cilët ishte humbja e 9 në 11 ndeshjet e fundit.