Jetojmë më gjatë, por jemi më të paktë në numër, arsyeja më pak martesa, më shumë shkurorëzime
Jetëgjatësia në Maqedoni u rrit...

Jetëgjatësia në Maqedoni u rrit për një vit dhe arriti në 76,6 vjet, por vendi vazhdon të përballet me rritje natyrore negative. Në vitin 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 20.201 persona, që do të thotë një rënie e popullsisë prej mbi 4.000 banorësh. Rritje pozitive ka pasur vetëm rajoni i Shkupit, ndërsa në rajonet e tjera numri i vdekjeve e tejkaloi ndjeshëm numrin e lindjeve.
Një rritje pozitive pati vetëm në rajonin e Shkupit, kryesisht në Saraj (+8.4) dhe Çair (+5.5 për 1.000 banorë). Rënia më e madhe ishte në Novo Sellë (-14.8) dhe Novac (-13.7). Numri i martesave vitin e kaluar u ul për 1.600, dhe divorcet u rritën për 259. Numri më i lartë i divorceve për 1.000 martesa ishte në rajonet e Vardarit, Lindjes dhe Juglindjes – mbi 200.
Këtë e tregojnë të dhënat nga “Vjetari Statistikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025”, publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Jetëgjatësia mesatare në vend është rritur për një vit në 76.63 vjet, krahasuar me 75.32 në vitin 2023. Gratë jetojnë më gjatë, me një mesatare prej 78.86 vjetësh, pothuajse katër vjet e gjysmë më shumë se burrat, jetëgjatësia e të cilëve është 74.48 vjet.
Në gjashtë vitet e fundit, që nga viti 2019, vendi ka pasur një rritje natyrore negative. Brenda një viti, në vend kanë lindur 16,061 fëmijë dhe kanë vdekur 20,201 persona, që përbën një rënie prej 4,140 personash.
Vetëm për një vit, numri i lindjeve të gjalla është ulur pothuajse për 700, nga 16,737 në vitin 2023 në 16,061 në vitin 2024.
Sipas rajoneve, vetëm rajoni i Shkupit pati një rritje natyrore pozitive vitin e kaluar, ndërsa të gjithë të tjerët patën një rritje negative. Në katër rajone – rajoni i Pellagonisë, i Vardarit, i Lindjes dhe i Juglindjes – rritja negative për 1,000 banorë ishte mbi 4, që është pothuajse dyfishi i mesatares shtetërore prej 2.3.
