Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në hapjen e çerdhes së re në Koçan

02.01.2026 11:18

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski...

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në hapjen çerdhes së re në Koçan.

Ky objekt do të ofrojë mundësi për akomodim të njëqind e katërmbëdhjetë fëmijëve, nga nëntë muaj deri në gjashtë vjeç

“Objekti “Detelinki”, në përbërje të institucionit publik komunal për fëmijë – çerdhes “Pavlina Velianova” në Koçan, ka sipërfaqe neto të shfrytëzueshme prej 1.011,64 m² dhe oborr prej 2.510 m². Në këtë objekt do të ofrojë mundësi për akomodim të njëqind e katërmbëdhjetë (114) fëmijë, nga nëntë (9) muaj deri në gjashtë (6) vjeç, të organizuar në gjashtë (6) grupe, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve”, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.