Trajtimi i të lënduarve në Zvicër, MSh-ja shqyrton mundësinë e ofrimit të ndihmës

02.01.2026 11:51

Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësitë...

Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësitë dhe kapacitetet në dispozicion për t’i ofruar mbështetje të përshtatshme Zvicrës në aspektin e trajtimit mjekësor të të lënduarve nga zjarri tragjik në Cran-Montana.

“Në këtë drejtim, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se tashmë po vepron në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të RMV-së, ndërsa përmes Qendrës Koordinuese të BE-së për Reagim ndaj Emergjencave është vendosur një kanal komunikimi edhe me autoritetet shëndetësore në Zvicër. Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin më të thellë me të lënduarit nga kjo ngjarje tragjike.”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.