Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Mickoski: Procesi duhet të debllokohet

02.01.2026 12:54

Kryeministri Hristijan Mickoski...

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se nuk e përjashton mundesinë e zhvillimit te takimeve me deputetë dhe grupe deputetësh për të kërkuar debllokimin e procesit të emërimit të Avokatit të Popullit  për zgjedhjen e të cilit në Kuvendin Republikan nevojiten dy të tretat e votave.

Mickoski tha se nuk e përjashton mundësinë e zhvillimit të takimeve me deputetë dhe grupe deputetësh për të tejkaluar këtë problem.

Duke kërkuar debllokim të proceseve, Mickoski tha se ky proces ndikon në mënyrë direkte edhe tek raporti që përgatitet nga Komisioni Evropian dhe nëse dikush dëshiron ta sheh Maqedoninë si shtet të BE-së duhet të mbështesë këto propozime të Qeverisë.

“Në periudhën që vjen do të diskutojmë me më shumë deputetë dhe grupe parlamentare për t’u tejkaluar ky problem. Vlerësojmë se duhet të tejkalohet, sepse është pjesë e raportit që e përgatit Komisioni Evropian për përparimin e Maqedonisë si vend dhe në rast se të gjithë duam që të ecim përpara dhe nëse të gjithë e kemi dëshirën që Maqedoninë ta shohim si vend të barabartë në kuadër të BE-së, atëherë nuk shoh arsye se pse një vendim i tillë të mos mbështetet.”, ka deklaruar Mickoski.

Procesi i emërimit të Avokatit të Popullit në Kuvend është bllokuar nga korriku i vitit 2025.