Hyn në fuqi Marrëveshja për stabilizim dhe asociim i B dhe H me BE-në
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim midis Bosnjë e Hercegovinës dhe Bashkimit Evropian sot hyn në fuqi me qëllim të përgatitjes së shtetit për anëtarësim në Union...

Këshilli i Bashkimit Evropian për punë të përgjithshme më 21 prill mori vendim për firmosje të kësaj marrëveshjes me BeH-në e cila u parafua në vitin 2008. Atëherë filoi përgatitje vetëm në pjesën tregtare nga marrëveshja, por jo edhe politike.
Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes, prej sot shtetit i konfirmohet statusi kandidat potencial për anëtarësim në BE.
Deri më tani gjithçka ishte në status "pritje" për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme dhe paaftësi e politikanëve lokalë që të përmbushin parakushtet në të cilat insiston Brukseli.
"Në kontekst të anëtarësimit në BE marrëveshja shërben si bazë për zbatimin e procesit të inkuadrimit", thuhet në kumtesën të cilën e transmetojnë mediat në BeH.
Aktivizimin e Marrëveshjes, kryesuesi me Presidencën e BeH-së Mlladen Ivaniq e vlerësoi si hapje të perspektivave të reja të shtetit pas "shtatë viteve pa shpresë".
