1.700 inspektime mjedisore në një vit, dhjetëra vendime dhe masa ndëshkuese
Gjithsej 1.700 inspektime për ajrin ambiental...

Gjithsej 1.700 inspektime për ajrin ambiental janë kryer gjatë vitit të kaluar. Prej tyre, 839 kanë qenë inspektime të rregullta, 532 të jashtëzakonshme dhe 329 inspektime kontrolluese.
Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska, tha se, përveç kësaj, në përputhje me planin vjetor të punës të miratuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga 1 nëntori i vitit të kaluar e deri më tani janë kryer gjithashtu mbi 55 inspektime në të gjithë territorin e vendit, në subjektet afariste që kanë ndikim në mjedis.
Veç më janë shqiptuar 20 vendime dhe tre ndalesa të përkohshme të punës.
“Janë konstatuar 398 parregullsi dhe gjatë procedurës inspektuese janë shqiptuar po aq vendime. Janë iniciuar mbi 30 procedura kundërvajtëse dhe 4 procedura penale. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit punon në përputhje me planin vjetor të miratuar nga ministri i Mjedisit Jetësor. Sipas planit të veprimit të Qeverisë për masat afatshkurtra, Inspektorati në periudhën nga nëntori 2025 deri në mars 2026 është i obliguar të kryejë inspektime dhe mbikëqyrje te subjektet që posedojnë Leje të Integruar Ekologjike A.”, - deklaroi drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ivana Ginovska.
Gjashtë inspektime janë kryer te çimentorja “USJE”, tha drejtori i Drejtorisë për Mjedisin Jetësor, Igor Nikovski. Sipas tij, dy inspektime kanë qenë të rregullta, ndërsa katër të jashtëzakonshme, të realizuara në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.
Nga kontrollet nuk janë konstatuar parregullsi në punën e këtij subjekti juridik. Aktualisht, çimentorja po punon me kapacitete të përgjysmuara për shkak të riparimit të njërit prej blloqeve.
“Sipas lejes që posedon çimentorja “USJE”, realizohet mbikëqyrje e vazhdueshme 24/7, ndërsa të dhënat që i marrim përpunohen në mënyrë softuerike. Ndërkohë, matja e koncentrimit të grimcave të ngurta në ambientin jetësor, me madhësi prej 10 mikrometrash, respektivisht matja e grimcave PM10, kryhet dy herë në vit nga një laborator i jashtëm i akredituar.”, - theksoi drejtori i Drejtorisë për Mjedisin Jetësor, Igor Nikovski.
Sipas regjistrit të Administratës së Mjedisit, në vend ka rreth 120 subjekte juridike me Leje të Integruar Ekologjike A, prej të cilave 40 ndodhen në Qytetin e Shkupit. (Rexhep Qamili, TVM2)
