Tragjedia vdekjeprurëse në Zvicër, BE dhe Franca ofrojnë ndihmë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, tha se BE-ja po punon me autoritetet zvicerane për t’u ofruar ndihmë mjekësore viktimave të zjarrit të mbrëmshëm në jugperëndim të Zvicrës.
Von der Lejen thotë se kjo ndihmë po ofrohet përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së, i cili i lejon çdo vendi të goditur nga një fatkeqësi – si në Evropë ashtu edhe më gjerë – të kërkojë ndihmë emergjente, shkruan BBC.
Ndërkohë, presidenti francez Emanuel Makron thotë se ka folur me presidentin zviceran Guy Parmelin për të shprehur solidaritet. Ai thotë se Franca po i mirëpret të plagosurit nga Crans-Montana në spitalet e saj, ndërsa “ekipet diplomatike dhe konsullore po ndjekin situatën”.
