Arsimi në vend, Mickoski: Do të investohet, sidomos në hulumtimet shkencore
Arsimi do të jetë një ndër prioritetet e vitit...

Arsimi do të jetë një ndër prioritetet e vitit, premton kryeministri Mickoski dhe kjo sferë, sipas tij, do të ngrihet në investim në publikime dhe hulumtime shkencore, ku edhe do të rritet investimi me mjete financiare.
Pa arsim cilësor dhe pa shkencë cilësore nuk mund të forcohemi as si komb dhe as si shtet, shton Mickoski.
“Nëse në vitin 2023 nisëm nga një nivel prej 340 milionë denarësh, në vitet 2024 dhe 2025 iu afruam shumës prej 680 milionë denarësh, ndërsa tashmë për vitin e ardhshëm kemi mbi 770 milionë denarë. Pres që në vitet në vijim, edhe me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, kolegët e mi që synojnë të ndërtojnë karrierë akademike të duhet të shkruajnë më shumë punime shkencore-kërkimore, të cilat do të publikohen në revista me faktor ndikimi dhe do të jenë pjesë e bazës Thomson Reuters. Kemi bërë një analizë që na çon në përfundimin se, nëse duam të kemi një universitet që do të renditet ndër një mijë universitetet e para në listën e Shangait, duhet ta rrisim ndërmjet tetë dhe dhjetë herë numrin e punimeve shkencore.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Mickoski foli edhe për pavarësinë energjetike, i cili shpreson se konsumi dhe prodhimi i energjisë elektrike të jetë i barabartë. Sqaroi se më 12 janar do të konstatohen prioritetet me menaxherin turk të kompanisë “Aksa” dhe përfundimisht në shtator të vihet gurthemeli.
Studim fizibiliteti është bërë, prioritetet janë definuar për investimin energjetik prej 1 miliard euro, përfundoi kreu i ekzekutivit, Mickoski. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
