Petreus: SHI-ja mund të pengohet me aksione politike dhe ushtarake

01.06.2015 11:16

Ish-shefi i CIA-s, Dejvid Petreus thotë se luftëtarët nga Shteti Islamik mund të pengohen për të vepruar vetëm nëse njëkohësisht shfrytëzohen mjete ushtarake dhe politike...

Në një intervistë për Bi-Bi-Si, Petreus thotë se xhihadistët nuk mund të mposhten vetëm me fuqinë e armëve.

Ai i quajti pjesëtarët e SHI-së si "kundërshtarë shumë të rëndë", "armatë e rregullt" e cila shfrytëzon "metoda terroriste".

Gjenerali në dorëheqje thotë se marrja e paradokohshme e Ramadit është "humbje strategjike" për armatën irakiane sepse ka treguar se pohimet se SHI-ja po humb pozita janë "rrëfime të zbrazëta". Ai thotë se tani duhet të rishqyrtohet strategjia për luftë me SHI-në për t'u bërë ndryshime.