Maqedoni

Gara për Vrapçishtin, Demiri: Së shpejti dëshmi për keqmenaxhim të komunës

02.01.2026 16:42

Kandidati i pavarur për kryetar të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri...

Kandidati i pavarur për kryetar të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, i cili mbështetet edhe nga Koalicioni VLEN dhe ASh-ja e Ziadin Selës, vlerëson se viti 2026 do të jetë shumë i rëndësishëm për këtë komunë. 
 
Siç thotë ai, më 11 janar pritet që qytetarët të votojnë për ndryshime në këtë komunë.  
 
“Jam i bindur se Vrapçishtit i duhet ndryshim dhe zhvillim. Duhet ta ndalim keqmenaxhimin dhe papërgjegjësinë e pushtetit paraprak. Së shpejti do të binden edhe më skeptikët, menjëherë pas festave do ta shohin të gjithë se çfarë keqpërdorimesh janë bërë në Vrapçisht. Meqë kundërkandidati na sfidoi të publikojmë dokumente, e pranoj sfidën, do të publikojmë fakte tronditëse që do ta demaskojnë tërësisht kryetarin paraprak.”, - deklaroikandidati i pavarur për kryetar të Vrapçishtit,Zulhajrat Demiri.
 
Demiri thotë se banorët e Vrapçishtit meritojnë ta dinë të vërtetën, për mënyrën se si deri më tani është udhëhequr kjo komunë, prandaj së shpejti paralajmëron publikimin e dokumenteve që dëshmojnë keqpërdorimin nga udhëheqësia e kaluar. 
 
GYLTENE SINANI