Maqedoni
Gara për Qendër Zhupën, Ibraim: Do të punoj me përkushtim
02.01.2026 17:46
Fushatën për zgjedhjet e 11 janarit e vazhdon edhe kandidati për kryetar të Komunës së Qendër Zhupës...

Fushatën për zgjedhjet e 11 janarit e vazhdon edhe kandidati për kryetar të Komunës së Qendër Zhupës, Arijan Ibraim. Në mbështetje të tij në Qendër Zhupë ka qëndruar edhe kryetari i Partisë Demokratike Turke, Zulfiqar Zejnulla, i cili ka shprehur mbështetjen e plotë për projektet dhe vizionin e kandidatit për kryetar të kësaj komune, Arijan Ibraim.
Qendër Zhupa është kalaja jonë, ka thënë me këtë rast Zejnulla, sipas të cilit më pas zgjedhjes së Ibraim për kryetar komune, Zhupa do të marrë shërbimet që i takojnë. Ndërsa vet Ibraim, si kandidat i vetëm për kryetar të kësaj komune, ka premtuar se pas 11 janarit do të vazhdojë të punojë në interes të banorëve të kësaj komune.
“Kjo përkrahje e qytetarëve dhe mbështetja e kryetarit tonë na motivojnë edhe më shumë për të punuar me përkushtim. Do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për Qendër Zhupën.”, ka theksuar Ibraim para banorëve të Zhupës.
GYLTENE SINANI
